Pedagogët në ditën e dytë të bojkotit të mësimit: Protesta do të vazhdojë!

Teksa sot është dita e dytë nga data e nisjes së mësimit në Universitetet publike në vend, pedagoget vijojnë bojkotin e mësimit pasi kërkojnë rritjen e pagave. Ashtu siç u tha edhe dje, bojkoti i stafit pedagogjik do të vijojë në intervalet kohore nga 10:00 deri në 12:00.

“Jemi këtu për protestë. Nga sindikata kemi njoftime për protestën, nga qeveria nëse do kishte reagime edhe ju do e merrnit vesh. Protesta do të vazhdojë“, tha një pedagoge.

Ndërkohë, thirrjes së sindikatës së pedagogëve i janë bashkuar dhe shumë studentë, që mbështesin kauzën e pedagogëve. Këta të fundit nuk kanë rënë dakord për rritjen e pagës deri në masën 15%, ndërsa theksojnë se pagesa e tyre është më e ulëta në rajon.

Në një lidhje live për News24 nga Fakulteti i ‘Histori dhe Filologji’, gazetari Osman Stafa pohoi se procesi mësimor aty është bojkotuar në shumë salla, ndërsa në disa të tjera vijon procesi mësimor.

“Studentët janë mbështetja jonë, janë më të pafajshmit në këtë mes, më të pakapshmit, ata e dinë se ne nuk ua bëjmë dot leksionet as me slider sepse nuk ka infrastrukturë. të mos krijojmë më trauma sociale, e kemi traumatizuar këtë popull në ekstrem. Jemi akoma në kohë të Migjenit është e turpshme. Unë s’jam përfaqësuese e Sindikatës, por për intelektualin absurdi kurrë nuk mund të bëhet normale, ndoshta për njeriun e zakonshëm po, për ne jo. E keqja është të mos zgjate ky proces, të diskutojmë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e këtij kombi.”, tha një pedagoge e Filologji Histori.

E njëjta situatë ndodh dhe në Fakultetin e ‘Shkencave të Natyrës’. Sipas gazetarit Mario Merhori, auditorët e fakultetit janë bosh.

About Redaksia

Check Also

Zhupa takon fermerët në Konispol: Bashkia na ka braktisur! Na mashtrojnë vetëm për vota

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në takimin me fermerët në Konispol u njoh me …

Leave a Reply

Your email address will not be published.