Rektori i Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj gjatë takimit me kryeministrin Rama u shpreh se, Sistemi privat përballet me paaragjykime. Unë jam në proces që kam 6 apo 7 procese të nisura që nga viti i kaluar. Ai I kërkoi Ramës që të futet në garë.
“Zoti kryeministër, do të fusim në garë. Kur shkojmë për fonde në Bruksel shkojmë në garë. Kur jemi mirë fitojmë projektin. Ju lutem merrni ekspertë nga jashtë, që të mos bëjmë këto familjaritete, të bëjmë të njëjtën procedurë të ngjashme. Për akreditimin, unë e kam vlerësuar dhe e kam parë vetë si një proces përmirësimi, nuk kam menduar se jam perfekt. Sistemi privat përballet me paaragjykime. Unë jam në proces që kam 6 apo 7 procese të nisura që nga viti i kaluar”, u shpreh Aliaj.