Berisha: Rama mos fshihet pas Ballukut, të vijë këtu të japë llogari para shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në seancën ku po debatohet për situatën energjetike në vend. Sipas tij, Rama nuk mund të fshihet pas zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Mungesa e kreut të qeverisë, i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre.

Të vijë këtu, të japë llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore, do të kërkohet transparencë!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita …

Leave a Reply