Pedagogët të vendosur: Bojkot pa afat, nuk tërhiqemi pa u realizuar kërkesat tona

Pedagogët do të vijojnë bojkotin e mësimit pa afat. Ky ka qene vendimi që morën sot në protestën kombëtare stafi akademik i universiteteve publike ne vend.

Protesta kombëtare u thirr dje nga Sindikata e Pedagogëve.

Kjo e fundit bëri thirrje që protestës përpara godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik t’i bashkohen pedagogë dhe studentë nga i gjithë vendi, ku do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që i janë paraqitur përmes një kërkese më 30 gusht, kryeministrit dhe ministres së Arsimit.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘dëm shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.