Pedagogu-Ramës: Bëjeni vettingun! Ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona!

Pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj nga protesta para Korpusit i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre. Ai kujtoi misionin dhe thirrjet e vazhdueshme të rilindasve shqiptarë, që të duam Shqipërinë më shumë se partinë.

“Protestojmë dhe kemi dalë në një protestë, për të kthyer këtë rritje page në më shumë kohë për studentët e Shqipërisë. Që mos të kenë nevojë që të ikin nga vendi, sikur të jemi në një luftë civile. Ti bashkohemi kësaj proteste të bukur, për t’i kthyer faqen e bardhë Shqipërisë. Rilindasit patë shkruan që; ti duam shqiptarët më shumë se partitë. Dhe ne duam më shumë shqiptarët se partitë. Mos u merrni me jetët tona, pasi ne vijmë nga familje që i kanë dhënë shumë Shqipërisë.

Zoti Kryeministër, të gjitha mediave, agjencive lizgjbautes, e bëni vettinug, botojeni dhe publikoni, por ne jemi me njerëz me duar të pastra. Asnjë qind lekë të vjetra si kemi marrë kujt, as shtetit shqiptar. Ndaj jemi këtu dhe s’do të tërhiqemi nga kërkesat tona”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon, tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama ka një qeveri që nuk ka …

Leave a Reply