Tjetër vrasje shtetërore, humb jetën në komisariatin e policisë 32-vjeçari

I riu në foto është 32-vjeçari Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr.3 të Tiranës. Kurti ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të mbrëmjes së të mërkurës kur policia i ka bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ia mbathi me vrap. Pas arrestimit ai u dërgua në komisariatin numër 3. Sipas AMP-së, ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku gjeti vdekjen.

Mirëpo, të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore për Kurtin, nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës. Kjo pasi Spitali i Traumës deklaron se i riu ka mbërritur i vdekur në spital.

Nuk dihet nëse i riu është dhunuar nga efektivët. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të situatës. Aktualisht mësohet se janë duke u marrë në pyetje efektivët e patrullës që shoqëruan të riun si dhe të tjerët që kanë qenë të pranishëm në Komisariat mbrëmjen e 19 tetorit.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.