PD denoncon tjetër skandal: 34 milionë euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston

Partia Demokratike vijoi denoncimin e mega-aferës së inceneratorëve. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi tha se në projektbuxhet janë parashikuar 34 milionë euro që do t’i jepen për dy vitet e ardhshme inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston.  “a përse nuk rriten rrogat, pensionet, sepse shteti i vjedh”, tha Malltezi.

Deklaratë e Anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Shqiptarët po përballen me krizën më të rëndë ekonomike, rritjen e çmimeve, rritjen e naftës dhe indiferencën e thellë qeveritare.

Nuk shihet asnjë dritë të fund të tunelit përderisa Edi Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston.

Sot do të flasim për fondin e parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2023 ku pavarësisht krizës së thellë ekonomike e sociale, inceneratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve edhe 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.

Flasim për një incenerator, i cili nuk ekziston e nuk ka as THEMELE, për të cilin deri tani janë dhënë nga buxheti i shtetit gati 100 milionë euro.

Një vjedhje e pastër në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të SPAK, i cili ende ka frikë të reagojë.

Rrjedhimisht lindin pyetjet;

A kishte ndonjë arsye pse Rama – Veliaj – Mërtiri – Zoto duhej të merrnin:

  1. Edhe Landfillin e ndërtuar me para publike,
  2. edhe qindra miliona euro për incenerator fantazmë,
  3. edhe monopolin për dherat që është mall me vlerë,
  4. edhe monopolin për hedhjen e inerteve,
  5. edhe monopolin për mbetjet e riciklueshme duke falimentuar dhjetëra kompani e nxjerrë ne rruge qindra të punësuar?

Kjo foto tregon vendin e krimit ku përpihen qindra miliona euro për incenerator që nuk ekziston.

Ndërkohë, prej 3 vitesh Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, takson banorët me 29 euro për ton mbetje, 17 euro më shumë për ton sa kohe që nuk ke incenerim por depozitim dhe mbulim me dhe’.

Kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë për një mega-vjedhje mbi 105 milion euroshe deri më sot dhe që do të vijojë edhe me 34 milion euro përgjatë 2 viteve në vijim.

Shqiptarët nuk e meritojnë më asnjë ditë të drejtohen nga një qeveri e cila i vjedh dritën për diell.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply