Rilindja është një sekt! Meta: Rama e kapi shtetin duke kapur Lulushin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga një takim me qytetarë në Kuçovë ka denoncuar qeverinë se për pedagogët nuk i rrit pagat, por rrit investimet për koncensionet dhe për rrugët e “florinjta”.

Meta tha se Rilindja është një sekt. Sipas tij, Edi Rama e kapi shtetin duke kapur Lulushin.

“Nuk jemi aspak kundër socialistëve, unë flas vetëm për Rilindjen se është sekt që ka uzurpuar çdo gjë, e para që uzurpoi ishte PS. Pastaj kaloi në kapjen e shtetit që sot e ka 100% të kapur. U tregua e mençur e finoke Rilindja, e kapi shtetin duke kapur Lulushin”, tha Meta.

Meta komentoi edhe operacionet për ndërtimet pa leje. Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama më parë u ka shkelur syrin oligarkëve dhe ka bërë sikur nuk i ka parë pallatet që janë shtuar pa leje.

Sipas Metës, tani kryeministri ka interesin e tij se po afrojnë zgjedhjet dhe e ka nisur këtë aksion për të gjetur një gjuhë të përbashkët me oligarkët.

Kreu i PL e akuzoi kryeministrin Rama se “po u pi gjakun fëmijëve shqiptarë”, duke gjetur gjithmonë “fatkeqësi”, sipas tij, për të justifikuar gjendjen e vendit.

Teksa e quajti “një klloun më të papërgjegjshëm në Shqipëri”, Meta theksoi se kreut të qeverisë i dalin sondazhet mirë pasi i bën vetë, duke shtuar “bomba na ka rënë për sa kohë të kemi ty, çfarë fatkeqësie më të madhe mund të ketë ky vend”.

“Misioni i Rilindjes është shpopullimi, varfërimi dhe shkatërrimi”, tha Meta me tone të forta. “Rama është peng dhe vasal i qarqeve më antishqiptare”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Aleanca për Teatrin dhe mbështetës të opozitës protestë kundër korrupsionit të Veliajt

Aleanca për Teatrin dhe mbështetës të opozitës protestuan sërish sot për të tretën herë, duke …

Leave a Reply