“Pse ky komb i merakosur, halle plot”?! Berisha publikon videon

♪ ♪ ♪ Pse ky komb i merakosur, halle plot?!

♪ ♪ ♪ Hallet tona s’kanë të sosur dje dhe sot!  

Kjo këngë prekëse polifonike iu këndua Edi Ramës në vitet e para të marrjes së pushtetit, vargje që ai i përcolli me një premtim të fortë drejtuar popullit: “Ne do të ndërtojmë mirëqënie dhe do të krijojmë kushte që edhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë, të mos rropaten më në tokat e fqinjëve por të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshërve të tyre!”

Sot, një dekadë më pas, kënga e të madhit Nazif Çela dhe e Ansamblit Çipini vazhdon të rrëqethë dhe të mbushë sytë me lot të shqiptarëve. Zëri i tij jehon ende…

Vetëm ne mbetëm, mbetëm të shkoqur duarbosh!

Të grindur e të xhindosur me sho-shoqnë!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një video me imazhet tronditëse të shqiptarëve që mbajnë radhët nën vapën përvëluese për të ikur drejt Greqisë dhe të atyre që dynden për azil në vendet e BE-së, ku dhimbja popullore e agravuar, “pse ky komb i merakosur”, përplaset me  mashtrimin e tri herë Kryeministër, Edi Ramës.

A ka një titull ky videoklip? Ndryshe nga të tjerët, e ka në fund: Gënjeshtar!

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.