Kërkohet hetim ndaj Soros për përdorimin e granteve qeveritare për lobim

Dy kongresmenë republikanë dhe një ish-zyrtar i administratës së Donald Trump kanë kërkuar nga qeveria e Joe Biden që të hetojë për mënyrën se si janë përdorur grantet qeveritare nga një grup i financuar nga miliarderi majtist, George Soros.

Grupi Alianza Americas, i financuar nga Soros, ka marrë më shumë se 8.5 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë nga Ministria e Shëndetësisë në SHBA.

Por këto fonde nuk janë përdorur për qëllimin e parashikuar, por për lobizëm.

Kongresmenët Chip Roy dhe Beth Van Duyne dhe ish-shefi i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Brian Harrison, kërkojnë një hetim për këtë çështje.

Sipas tyre, fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme. Grupi i financuar nga Soros i mori paratë e grantit me qëllim kufizimin e përhapjes së koronavvirusit te emigrantët.

Por këto miliona dollarë shkuan më pas për lobizëm politik. Kujtojmë se përdorimi i fondeve qeveritare të dhëna në formë granti, me qëllim lobimi, është i ndaluar dhe i dënueshëm me ligj.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …

Leave a Reply