Protesta, banorët bllokojnë rrugën në Pogradec

Banorët e fshatit Guras në Pogradec protestuan mëngjesin e kësaj të hëne, duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Shkak i protestës është bërë amortizimi i infrastrukturës rrugore, për shkak të punimeve që po kryhen për kanalizimet e ujërave të zeza.

Pasi janë përfunduar punimet për kanalizimet, firma zbatuese e projektit ka lënë pa rehabilituar pjesët e dëmtuara të rrugës, duke shkaktuar kaos me qarkullimin e automjeteve.

Banorët bllokuan rrugën për më shumë se 30 minuta, duke mos lejuar as kalimin e furgonit të mësuesve që shkojnë në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply