Presidenti kroat refuzon të takojë në Zagreb Nensi Pelosin

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë.

Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci, shkruan REL.

“Nëse do të vinte Sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviç.

Ai po ashtu ka thënë se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje, dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në SHBA, dhe se Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë.

About Redaksia

Check Also

VOA: Trump pritet të shpallë kandidaturën për president për herë të tretë

Ish-presidenti, Donald Trump po përgatitet të martën të nisë fushatën e tij të tretë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published.