Shqipëria po tretet!

Nga Bujar LESKAJ

Shqipëria po shpopullohet me ritme të shpejta!

Sipas të dhënave paraprake të Eurostat për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100, ndërsa të Ukrainës, e cila është në luftë, në korrik ishin 950.

Tronditës është fakti që që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

Përgjegjës për këtë spastrim masiv të orkestruar ndaj Shqipërisë e shqiptarëve është ky sekt arrogant në qeveri, që u vjedh shpresën e të ardhmen shqiptarëve, është korrupsioni galopant, mungesa e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së këtij sekti!

Sot shqiptarët kanë në dorë që t’i kthejnë njëherë e mirë shpinën këtij sekti, që i vjedh, i tall e i përçmon përditë!

Sot shqiptarët duhet të braktisin sektin Rama dhe jo Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

O lider global, fol një fjalë bre burrë, a e pe vallen e shqipes në Qatar?

Nga Alba KEPI Fol bre lider, ti qe s’le logo, xhup, fanelle, futbollist e skuader …

Leave a Reply

Your email address will not be published.