19 milionë euro nga paratë e taksapaguesve për 127 udhëtimet me avion privat të Ramës!

Nga dita që është bërë kryeministër, Edi Rama ka realizuar 252 udhëtime me avion personal, ose thënë ndryshe charter. Shifrat kanë dalë nga dokumenti i publikuar nga HomeLandJustice, të cilët kanë nxjerrë hyrje daljet nga Rinasi të Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se këto udhëtime u kanë kushtuar shqiptarëve, të paktën 19 milionë euro shpenzime.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Super abuzim!

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!9

About Redaksia

Check Also

Përplasje e egër kriminale/ Këlliçi: Balluku firmos fatin e Veliajt si fajtor për inceneratorin e Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Në 24 …

Leave a Reply