Ronaldo blen shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali

Cristiano Ronaldo është duke menduar për fundin e karrierës dhe për rikthimin në atdhe për të jetuar.

Kështu, ylli portugez bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e kanë blerë një pronë në rajonin Cascais të Portugalisë. Sipas mediave të atjeshme, vlera e vilës së tyre të re është 11 milionë euro.

Megjithatë, me renovimin e saj, shuma mund të arrijë deri në 20 milionë euro, që do të bëhej si shtëpia më e shtrenjtë në Portugali, por edhe më luksozja njëkohësisht.

7 vjeçari aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit, por mund të largohet prej aty në janar të vitit 2023.

Nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo të rikthehet në klubin ku u rrit si lojtar, Sporting Lisbona para përfundimit të karrierës.

About Redaksia

Check Also

Messi e çon Argjentinën në fitore ndaj Meksikës

Argjentina ka shënuar fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”. Të përzgjedhurit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.