Noka: Këlliçi dhe Alimehmeti të shkëlqyer! S’krahasohen me pengun e “Ndragheta”-s

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, komentoi në Syri Tv, zyrtarizimin e Belind Këlliçit për të garuar në primare për Bashkinë Tiranë dhe emrin e mjekut Ilir Alimehmeti. Flamur Noka deklaroi se Këlliçi është personalitet i spikatur i PD në opozitë që ka treguar se është luftëtar për vlerat e demoracisë.

Për mjekun Ilir Alimehmeti, Noka deklaroi se ai është një intelektual brilant ndërsa shtoi se bashkë me Këlliçin janë figura disa fish mbi lartësinë që është kryebashkiaku aktual Erion Veliaj. Këtë të fundit, Flamur Noka e quajti peng të Ndragheta-s dhe inceneratorëve.

“Belind Këlliçi është personalitet i spikatur i PD në opozitë. Ka treguar karakterin e tij, qëndrueshmëri, konsistencën në betejë me regjimin si një individ që s’ka përfituar asnjë ditë pushtetit, por thjeshtë është luftëtar për vlerat e demoracisë. Ai është një nga personalitetet kryesore të opozitës që sfidon gjithçka për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës. Lënia e mandatit tregon që ai ka marrë përsipër një mision jo për të garuar, por sipas mesazheve që jep ai, për të fituar.

Mjeku Ilir Alimehmeti është një intelektual brilant. Personalitet i spikatur në fushën e tij. Në pandemi ai evidentoi cilësitë e një intelektuali nga më të arrirat në Shqipëri. Deri tani janë këto dy personalitete që janë në lartësinë e duhur disafish mbi lartësinë që është Veliaj, pengu i Ndagheta-s dhe inceneratorëve. Mashtrues që premtoi Tiranën pa kulla, por e mbyti me kryeqytetin me kulla dhe me afera korrupsioni”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha-ambasadorëve: Shikoni dokumentarin e RAI-3, Qeveria e Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës

Lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se …

Leave a Reply