Reagimi i Ramës, udhëtimet me çarter ja paguan Linda?

Pas reagimeve të shumta të politikës dhe opinionit publik, Rama bërë një tjetër postim në rrjetet sociale në lidhje me udhëtimet e tij me avion çarter. Sipas tij, këto udhëtime kur janë private paguhen nga vetë ai. Kjo deklaratë në fakt që të ishte e besueshme duhej të shoqërohej edhe me faturat e pagesës që ka bërë nga llogaria e tij, gjë që nuk ka ndodhur.

Po ku i gjen lekët Rama në një kohë që ai deklaron se edhe shtëpinë e ka bërë me paratë e gruas? Edhe biletat e aionit privat me lekët e Lindës?

Rama komentoi sot nga Dibra, të dhënat që hakerat iranianë publikuan dje, ku u bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022.

Në dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë Rama tha sot se udhëtimet private i ka bërë me shpenzimet e tij, duke akuzuar opozitën për sulmet ndaj tij.

“Sot kushtet në miniera janë shumë të mira. Pagat për minatorët janë të larta. Kjo s’bën lajm. Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro.

Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë.

Kthehemi te taksia ime është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me Air Albania edhe intereson e Albanias për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply