Korbat dhe Hijenat që “hëngrën” Sistemin e Drejtësisë

Nga Adriana KALAJA

Sot KED ose Këshilli i (PA) Emërimeve në (ZH) Drejtësinē e kapur nga Edvini i biri i Kristaqit vrasës të poetit Havzi Nela, ka renditur si kandidat në vendin e parë Gent Ibrahimin, ose Kunatin e Mimit që fikte Radarët nē kohën e “lavdishme” të Sajes.
Të bën përshtypje se dy pasueset janë Artat e Kimit.
Njëra Artë (Vorpsi) që u “betua” te Lana dhe tjetra Artë (Marku) ose Laja që u zgjodh nga 69-shat e Kuvendit të Ulsiut të dosjes 184.
Meqenëse këta tre Artat e “përzgjedhura” nga KED-ja me urdhër politik do jenë “gardianët” e Kushtetutës, të shikojmë sesa “gardiane” ka qënë KED-ja ndaj pasurisë së të parës prej Artave:
Vilë dykatëshe plus nënçati me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, të blerë në 13.04.2010, burimi i krijimit është trashëgimi nga prindërit dhe nga të ardhurat personale, pjesa 50 %.
Vilë dykatëshe 238 m2 në Lundër, me vlerë 237 500 euro, trashëguar nga nëna në 2020, pjesa 17 %.
Makinë mercedez benz, blerë në 2019, me vlerë 4 980 000 lekë.
Kontratë për ndërtimin e një objekti mbi një truall 400 m2, në Vlorë/Skelë, ku në përfundim do të përfitojë 2 apartamente me sipërfaqe 103 m2 dhe 69 m2, një dyqan 41 m2 si dhe një vendparkim 41 m2, me vlerë 150 mijë euro.
Makinë mercedez benz GLK blerë në 2014.
Llogari rrjedhëse nga puna dhe qeraja, shtuar me 1 603 548 lekë.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 6 215 euro dhe 108 USD.
Cash, 10 mijë euro.
Paga si kryetar i KLP, 2 842 937 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë.
Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti dhe trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %.
Apartament 111 m2 në Vlorë, me vlerë 48 355 euro, fituar me trashëgimi nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 27 936 m2 në Vlorë, me vlerë 231 868 800 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 5 793 m2 në Vlorë, me vlerë 48 086 050 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 997 m2 në Vlorë, me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 998 m2 në Vlorë me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 989 m2 në Vlorë me vlerë 10 040 045 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 649 m2 në Vlorë me vlerë 5 367 593 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 1011 m2 në Vlorë me vlerë 9 650 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 328 m2 në Vlorë me vlerë 3 900 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Garazhde 144 m2 në Vlorë, me vlerë 1 872 921 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2 në Vlorë, me vlerë 9 257 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 316 247 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 150 578 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 99 m2, 1 477 852 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 66 m2, 858 422 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (kabinë roje) në Vlorë, 9 m2, 157 702 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Truall 3 895 m2, në Vlorë, më vlerë 32 238 500 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 3 300 m2, në Vlorë, me vlerë 27 390 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 428 m2, në Vlorë, me vlerë 3 552 400 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 33 m2, në Vlorë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 556 m2 në Vlorë, me vlerë 5 560 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 33.33 %.
Truall 4050 m2 në Korçë, me vlerë 4 000 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 4/24
Paga e bashkëshortes, 2 068 926 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 3 875 000 lekë.
Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa, 480 068 lekë.
Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015.
Llogari rrjedhëse, 12 861 euro.
Dhuratë nga gjyshërit për studime, 15 400 euro.
Ja pra miq se ne harrojmë shpejt.
I pari i Artave ka qënë Kryetar i KLP-së në kundërshtim me marëveshjen para Reformë se kush do ishte pjesë e Grupit të Punës, nuk do emërohej në asnjë Organ të Drejtuësisë së Re Made Im Lu & Kim.
Nuk ju pëlqeu që drejtoi për 3 vite KLP-në Kunati Mimit që kur nuk kishte syzet “gabimisht” në vënd ti ndiztr i fikte Radarët?
Mbajeni tani në Gjykatën Kushtetuese.
Ja kshu kshu.
Ndërkohë që shumë Gjyqtarë e Prokurorë me banesa në kohë të diktaturës janë shkarkuar për pasuri dhe për 500 mijë lekë të pajustifikuar, ky tipi që kur e lexon pasurinë të lodh, shkon në Gjykatë Kushtetuese.
Ashtu si Dvorani “luftëtari i korrupsionit” të shoqes Kim me 100 milion lekë të pajustifikuar dhe jo vetëm.
Dhe ne presim provat për Prof. Dr. Berisha për “korrupsion domethënës” nga Blinken.
Mbase ja jep Oltës së Natashës trafikante të fëmijëve dhe burrit strategjik me mandat deputeti te hequr nga KQZ-ja, duke qënë se takimi ishtë shumë i “afërt” dhe “sy më sy”.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia e Re, Prindi 1 dhe 2

Nga Artan HOXHA Të enjten e kaluar, Kuvendi Rilindës, pas një zvarritjeje më shumë se …

Leave a Reply