Revolucionet e Elon Musk që kanë kontribuar të ndryshohet bota për mirë

Nga satelitët Starlink, jetikë për rezistencën ukrainase, tek plani i paqes i duartrokitur nga Putini. Tani përkëdhelet me Taivanin.

Të gjitha bizneset e nisura nga Elon Musk në 20 vitet e fundit ndahen në dy fusha: revolucionare dhe demenciale, pa vijë të mesme. Falë Tesla, Elon Musk ka krijuar praktikisht i vetëm një sektor të ri të tregut automobilistik, atë të makinave elektrike: nëse sot Volkswagen, Fiat dhe gjithë të tjerat kanë vështirësi të prodhojnë modele elektrike, një pjesë e madhe e meritës është Musk dhe kjo natyrisht është një ndërmarrje revolucionare. Musk ka hapur edhe një epokë të re udhëtimesh hapësinore me SpaceX dhe ka bërë gjëra që më parë dukeshin të pamundura, siç të aterrojë në këmbë raketa që kanë çuar astronautë dhe satelitë në orbitë. Këto janë revolucione të vërteta, që kanë kontribuar të ndryshohet bota për mirë. Pastaj janë bizneset demenciale. Në një moment të caktuar, Musk vendosi se ishte i lodhur nga trafiku i Kalifornisë dhe pati idenë e gërmimit të tuneleve nëntokësore për të shmangur radhat në autostradë: u kuptua shumë shpejt se metropolitanet e vjetra qenë më efikase.

Më parë akoma, theksoi se mund të krijonte trena futuristë me shpejtësi shumë të lartë të quajtur Hyperloop, duke futur një tren aveniristik në një tub të madh. Hyperloop rezultoi menjëherë tronditës, tejet i kushtueshëm dhe nuk e arriti kurrë shpejtësitë e shpresuara (trenat tradicionalë me shpejtësi të lartë janë shumë më të shpejtë, edhe pse jano modele Hyperloop që në laborator kanë arritur shpejtësi të konsiderueshme). Aktualisht, si Hyperloop, ashtu edhe tuneli për makinat janë projekte gjysmë të vdekura dhe askush nuk shpreson vërtet se do të kenë sukses. Natyrisht kulmi i demencialitetit ka ardhur kur Musk ka vendosur, praktikisht papritmas, të blejë Twitter dhe ende të gjithë pyesin si ka qenë e mundur. Një teori e besueshme – dhe kjo thotë shumë – është se njeriu më i pasur i botës ka bërë një blerje impulsive: saktësisht siç ne do të mund të blenim një makinë fotografike duke menduar se do të bëhemi fotografë, Musk ka blerë një rrjet social duke menduar se do të bëhet editor i përmbajtjeve dixhitale. Saga e blerjes së Twitter ka qenë pastaj jashtëzakonisht qesharake: fillimisht Musk ka bërë një ofertë blerjeje të ekzagjeruar, më pas Twitter i ka bërë padi dhe së fundi duket se Musk do ta blejë vërtet Twitter dhe kushedi se çfarë do të ndodhë në këtë pikë. Ama Starlink nuk ishte midis bizneseve demenciale.

Ideja e nxjerrjes në orbitë e një konstelacioni prej mijëra mikrosatelitësh për ta çuar internetin atje ku nuk arrin lidhja tradicionale dhe për përdorime të tipit shkencor dhe ushtarak. Starlink është faktikisht i thjeshtë për t’u vënë në funksionim: mjafton të blesh një kit marrës të përbërë nga një antenë dhe nga ndonjë aparat tjetër që do të lidhet me rrjetin e satelitëve, do ta çojë internetin në dispozitivë dhe natyrisht që duhet paguar një abonim. Starlink është bërë revolucionar pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën: Elon Musk e ka synuar konstelacionin e tij të satelitëve mbi territorin ukrainas dhe i ka dërguar rezistencës ukrainase kitin për marrjen e internetit – ato me potencial të lartë, të nivelit ushtarak. Ndërhyrja e Musk e ka ndihmuar Ukrainën ta revolucionarizojë luftën dhe të ndryshojnë ekuilibrat: edhe pse rusët kishin trashëguar pjesë të infrastrukturave koncenionale të komunikimit, ushtria ukrainase në këto muaj ka arritur të mbajë aktive komunikimet dhe bile të ketë një avantazh ndaj ushtrisë ruse. Meritë e suksesit të ushtrisë ukrainase dhe sidomos e kundërsulmeve të jashtëzakonshme të muajve të fundittë paktën në një pjesë të vogël i takon Starlink të Elon Musk. Duke mundur të keni një lidhje interneti gjithmonë të besueshme dhe të sigurtë, ushtria ukrainase ka arritur të garantojë një mobilitet të jashtëzakonshëm dhe të organizojë komunikime dhe operacione shumë shpejt, shumë më mirë nga sa ka arritur të bëjë makina e rëndë logjistike dhe organizative ruse. Veç të tjerash, Musk ka bërë gjithçka falas. Ka dhuruar mijëra kite për marrje ushtrisë ukrainase (mijëra të tjera janë blerë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara apo falë fushatave të bamirësisë) dhe ka furnizuar falas shërbimin e lidhjes me satelitët.

Për muaj, Elon Musk ka qenë një hero i rezistencës ukrainase dhe autori i një revolucioni tjetër të arritur, por në fund të shtatorit forcat ukrainase kanë filluar të theksojnë se ka pasur rënie të papritura komunikimi të Starlink dhe se lidhja ndodhte më pak në afërsi me rajonet ukrainase të lindjes dhe të jugut, domethënën ato që Rusia pushton pjesërisht me ushtrinë e saj dhe që i ka aneksuar kohët e fundit me një referendum ilegal dhe farsesk. Në disa raste,  kanë thënë ushtarakët për “Financial Times”, këto probleme kanë shkaktuar pasoja “katastrofike” në fushën e betejës. Pak ditë më pas, Musk ka filluar të ankohet për faktin se është një hero i rezistencës ukrainase po i kushtonte shumë dhe natyrisht është ankuar për Twitter, ku ka shkruar se operacioni për t’i furnizuar Starlink Ukrainës i kishte kushtuar 80 milion dollarë dhe brenda fundit të vitit do të shkonte në 100 milion. Në një letër dërguar në shtator Pentagonit dhe i parë nga CNN, Musk i ka kërkuar qeverisë amerikane t’i mbulonte shpenzimet: letra i është dërguar pakashumë në të njëjtën periudhë ku ushtria ukrainase ka filluar të vërejë keqfunksionimet në sistemin satelitar. Po ato ditë, në gjysmën e parë të tetorit, Musk ka filluar të “cicërojë” për gjeopolitikë. Ishte një risi për të. Musk, që vetëquhet gjithmonë si një “absolutist i lirisë së fjalës”, dhe që dukshëm i varur nga Twitter, “cicëron” praktikisht për çdo argument dhe është praktikisht e njohur pse “cicëron” me shumë siguri jo vetëm për gjërat që di, por ndoshta sidomos edhe për ato që nuk di, si politika, taksat, welfare. Kështu, në fillim të tetorit dhe praktikisht pa paralajmëruar ka “cicëruar” një plan prej 4 pikash për paqen në Ukrainë, i korrigjuar nga një sondazh online, për t’i provuar përdoruesve të Twitter ankthin e gjendjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Problemi është faktikisht se plani ishte lista e dëshirave të Vladimir Putinit.

Pika e parë parashikonte përsëritjen e referendumit farsë për aneksimin Rusisë e rajoneve jugore dhe lindore të Ukrainës, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, por duke i mbajtur territoret nën pushtimin ushtarak rus: faktikisht rusët do të duhej të largoheshin vetëm në rastin e humbjes së referendumit, sikur ky të ishte “vullneti i popullit” dhe jo më parë. Musk nuk dukej se konsideronte që një referendum nën kërcënimin e armëve do të mund të ishte ndonjëherë i barabartë. Pika e dytë parashikonte që Ukraina të cedonte pa e zgjatur gadishullin e Krimesë Rusisë dhe që – pika e tretë – t’i garantonte furnizimin me ujë. Pika e katërt dhe e fundit është një garanci neutraliteti e Ukrainës, edhe pse nuk është e qartë e çfarë lloji: ka mundësi që Musk do të donte të pengonte hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian apo në NATO. Kështu, sipas Musk, mënyra për t’i dhënë fund luftës do të ishte: përsëritje e referendumit farsë për aneksimin e mbi 15% të territorit ukrainas me ushtrinë ruse ende që e pushton; dorëzimin e Krimesë Rusisë me garanci të ndryshme dhe, së fundi, ta pengojë Ukrainën të vendosë për aleancat e saj. Putini do ta firmoste të nesërmen. Me një “cicërimë”, heroi e rezistencës ruse është përgjigjur. Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, i është përgjigjur në Twitter planit të Musk me një sondazh alternativ ku i kërkonte përdoruesve të rrjetit social se cilin Elon Musk preferonin: atë që mbështet Ukrainën apo atë që mbështet Rusinë. Por ka pasur edhe përgjigje më të prera. Andrij Melnyk, ambasadori ukrainas në Gjermani, i është përgjigjur pak diplomatikisht: “Ja përgjigja ime diplomatike: ik pirdhu”. Në të kundërt, rusët e kanë mirëpritur me kënaqësi “planin e paqes” të Musk, që ka pasur hapësirë të gjerë në propagandën e regjimit putinian.

Pastaj Musk ka kaluar disa ditë duke u grindur me politikanë europianë (për shembull, presidentin e Lituanisë) dhe ekspertë pakashumë të njohur të gjeopolitikës. Sidomos me Ian Bremmer e think tank Eurasia Group, shumë i njohur edhe në Itali dhe gjithmonë shumë i dëshiruar të hyjë në debatin publik, ka kërkuar të bëjë Musk të arësyetojë me argumenta të mira dhe harta elektorale ukrainase: pa rezultat. Bile në një moment të caktuar Bremmer e ka akuzuar Musk deri se ka folur direkt me Putinin përpara se të botojë “planin e paqes” së tij shumë putinian. Sipas Bremmer, ka qenë vetë Musk ai që ka folur me presidentin rus në një bisedë private. Gjëja ka krijuar shumë skandal: heroi teknologjik i rezistencës ukrainase që fillimisht bën një bisedë me presidentin pushtues dhe më pas “cicëron” gjëra që duken të dala pikërisht si nga një bisedë me presidentin pushtues. Si Musk, ashtu edhe Kremlini e kanë hedhur poshtë.

Fillimisht Musk e ka kapur shumë për faktin se plani i tij është pritur me skepticizëm dhe përqeshje. Duke ju përgjigjur “cicërimave” të një fansi që i kishte shkruar se deri kishte “qëndruar zgjuar tërë natën për të menduar çdo mënyrë të mundshme për ta deeskaluar këtë luftë”: qartazi për kaq shumë përpjekje priste mirënjohje më të madhe dhe kur ka filluar të flitet për faktin se Musk nuk do të paguante më për Starlink, ai ka shkruar se do të pushonte së paguari në shenjë hakmarrjeje kundër ambasadorit të keq ukrainas që e kishte përbuzur (nuk ishte kështu, kërkesa e Pentagonit ishte dërguar shumë më parë). Së fundi, fatmirësisht, Musk ka ribesuar tek Starlink dhe ka shkruar se “në djall… edhe pse Starlink humbet para dhe kompani të tjera sigurojnë miliarda në para publike, do të vazhdojmë ta financojmë falas qeverinë ukrainase”. Në realitet objektivi i tij ishte arritur: si Pentagoni, ashtu edhe Bashkimi Europian, sipas mediave, do të ishin gati ta financonin Starlink, me para publike. Por Musk nuk ka pushuar së përkëdheluri me gjeopolitikën. Ndërsa qëndronte tërë natën zgjuar për të përpunuar plane për luftën aktualisht në zhvillim, ka dhënë edhe një intervistë për “Financial Times”, të cilës i ka thënë se Taivani duhet të bëhej një “zonë administrative speciale e Kinës”.

Domethënë duhet të rikthehet të jetë pjesë e Kinës, pas dekadash pavarësie dhe megjithëse ishulli nuk ka qenë as edhe një ditë të vetme nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze. Nëse gjërat ecin mirë, ka thënë Musk, Taivani mund të ketë një trajtim “pak më të favorshëm se Hong Kongu”, ku qeveria kineze prej vitesh aplikon një represion të ashpër dhe është në zhvillim një eliminim progresiv i lirive dhe të drejtave të popullsisë. Ideja e Musk e ka zbehur qeverinë e Taivanit dhe gjysmën e Perëndimit, por saktësisht si plani i tij për Ukrainën i ka pëlqyer regjimit rus, edhe plani i tij për Taivanin i ka pëlqyer regjimit kinez, që ka folur gjerësisht në mediat shtetërore dhe ka përfituar për të përhapur propagandë. Musk ka marrë komplimentet e diplomatëve të ndryshëm kinezë, që e kanë përshëndetur për largpamësinë e tij. Tre ditë pas intervistës, Tesla ka siguruar nga qeveria kineze një heqje të rëndësishme fiskale për të cilën Musk kishte bërë kërkesë kohë më parë dhe që deri më atëhere nuk ishte zhbllokuar kurrë. Disa komentatorë kanë hipotezuar se deklarata e favorshme për regjimin kinez dhe dhënia e avantazheve ekonomike nga ana e regjimit kinez janë të ndërlidhura, por është e pamundur ta thuash me saktësi.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply