Barcelona synon ta rikthejë Messin në janar

Barcelona nuk ka ndërmend të heq dorë nga Lionel Messi. Klubi spanjoll është i vendosur të provojë për ta rikthyer yllin argjentinas në “Camp Nou” qysh në janar. Për këtë siguron mediumi spanjoll “Diario Sport”.

35 vjeçari lidhet me një rikthim të mundshëm tek “Blaugrana” në verën e ardhshme, kur edhe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin. Sidoqoftë, katalanasit duan ta përshpejtojnë procesin.

Sidoqoftë, 35 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nuk e ka ndërmend të ngutet dhe se vendimin final për të ardhmen nuk do ta marrë para përfundimit të këtij sezoni.

Një gjë tjetër që mund ta pengojë realizimin e këtij transferi është se Messi e ka gjetur formën ideale në “Parkun e Princave” dhe fakti se ai po luan në Ligën e Kampionëve aty, të cilën synon ta fitojë me parisienët këtë edicion.

E për verën tjetër, nëse nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet tek Barça ose ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane – MLS, ku e do mbi të gjitha Inter Miami.

About Redaksia

Check Also

Shaqiri flet për golin ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri padyshim është futbollisti më i madh shqiptar, nëse marrim parasysh karrierën e tij …

Leave a Reply

Your email address will not be published.