Vdekja e Lear Kurtit në komisariat, flet e motra e tij

Vdekja e të riut Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat tronditi vendin dhe hodhi edhe njëherë hije të forta dyshimi ndaj institucionit të Policisë së Shtetit. Ende në rrethana të paqarta të vdekjes së të riut, motra e tij nga babai ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” si e mori vesh lajmin.

Ajo ka treguar për marrëdhënien e tyre, ndërsa ka thënë se ata flisnin gjatë dhe kishin kujtime të bukura, edhe pse janë njohur vonë

Si e mësove vdekjen e Learit?

E mësova në lajme. Më thanë “e ke parë vëllain?” Pastaj fola me shokët e Learit dhe më thanë ka vdekur. Fola më pas me Mirën (e ëma e Learit) dhe familjen.

Kush ka qenë komunikimi yt i fundit përpara 19 tetorit?

Para një jave.

Çfarë keni diskutuar?

Kishim diskutuar për fëmijët, për punën. Bëmë një bisedë si çdo ditë. Folëm si po kalonim. Unë kam dy goca dhe ai është daja.

Si ka qenë marrëdhënia e tij me mbesat?

Shumë e mirë. Ne flisnim me kamera. Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e mia. Fliste gjithmonë në kamera.

Edhe para një jave kur folët, kryefjalë e bisedës ishin mbesat?

Po, si gjithmonë.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli “FB” dhe “Instagram”. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij. Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim pasi isha në shkollë. Para disa muajsh kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë.

Keni kujtime të bukura edhe pse jeni njohur shumë vonë me njeri-tjetrin?

Po, po shumë!

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply