Rama: Po shpifin ndaj meje sikur kam udhëtuar me çarter

Rama ka reaguar sërish në Twitter pas akuzave për udhëtimet me charter. Rama shkruan se vetëm këtu ndodh që opozita e rublave të shpifë e të gënjejë dhe pastaj kërkon të bëhet transparencë. Ai shprehet se tashmë Berisha është bërë palë me hakerat iranianë dhe Rusinë, të cilët po përpiqen të çoroditin popullin shqiptar.

“Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!”, shkruan Rama.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.