Primaret/ Alimehmeti: Jo konkurencë, por tri oferta nga 3 djem që shkojnë mirë njëri me tjetrin!

“Dy kandidatët e tjerë zyrtarë janë të mrekullueshëm, por nuk është diskutimi mes nesh. Pra, ne nuk shohim njeri-tjetrin. Duhet që votuesit të shohin kandidatët, sepse ne kemi bërë në këtë moment, tri oferta. Është gabim ta quash betejë, konkurencë. Jo. Ka tri oferta për qytetarin, për votuesin e djathtë… dhe ç’është më e rëndësishmja, kush i ka gjasat më të mira për të rrëzuar atë “kuçedrën” që kemi atje përballë më datë 14 maj.”

Intervistë në ‘Kafe Shqeto’ me Dr. Ilir Alimehmetin, kandidatin e tretë zyrtar brenda PD-së për primaret, prej nga do të zgjidhet figura opozitare që do të përballet me kandidatin socialist Erion Veliaj për bashkinë e Tiranë.

‘Kafe Shqeto’: Z. Alimehmeti, herën e fundit në një intervistë se duket nuk keni shumë i sigurt për të kandiduar për sa i takon primareve në PD. Çfarë ua ndryshoi mendimin?

Ilir Alimehmeti: Jo, nuk ka qenë diskutim bindjeje apo mosbindje.  Ka qenë përgjigje ndaj disa kolegëve tuaj që mendojnë, gjykojnë, diskutojnë dhe pastaj harrojnë që të vendosin emrin tek ai mendimi që kanë, sepse ne jemi të djathtë, i respektojmë mendimet; mendimet dhe opinionet janë normale, por do të ishte mirë që të kishte një emër, që të thuhet se “është opinioni im”, nuk është një mendim që iu dha nga kandidati.

Flavio: Por është një emër i vetëm…

Ilir Alimehmeti: Patjetër që e ka një emër, sepse të gjitha ato portale që kishin “copy-paste” të njëjtin lajm, ne e dimë fare mirë se nga kush janë të financuara. Janë të financuara nga bashkia e Tiranës. Pra, patjetër një përgjigje për mungesë totalisht etike, diskutimi e me radhë e me radhë, u dha atë ditë. Në aspektin tim dhe në përgjigjen time është shumë e qartë: unë flas vetëm për gjëra zyrtare dhe në momentin kur diskutimi është i plotë, është institucional, është sipas rregullave dhe ju e dini fare mirë që në datën 5 tetor kur është bërë ky diskutim këtu, procesi i hapjes së kandidaturave nuk kishte ndodhur ende.

Flavio: Për të këmbëngulur me elegancë, a mund ta thoni ju, cila ishte data dhe arsyeja që ju bindi të kandidonit në primare?

Ilir Alimehmeti: Nuk ka një datë. Pse?! Sepse nuk është kjo një “epifani” që në një moment të caktuar të vjen një ndriçim nga lart, me gjithë respektin për atë që ndodh nga pikëpamja teologjike. Nga pikëpamja politike, të mos harrojmë një diçka, që ne të gjithë këtu jetojmë dhe ditë për ditë na dhemb kjo gjë që shohim. Nuk është një ditë e vetme. Na dhemb përditë, në mëngjes, në drekë, në darkë, natën. Sa herë dalim rrugës ne kemi shumë gjëra që themi “po si dreqin u bë kjo punë kështu, po si ra, po si e bënë, po si s’kanë turp” e me radhë.

Po ta marrësh këtë dhembje totale që montohet në vite, nuk është një çështje date dhe pastaj këtë dhimbje ti kupton që mund ta kanalizosh atje ku do të ishte më e thjeshta: do të kanalizoje drejt urrejtjes, drejt inatit, drejt sjelljes së dhunshme, sepse zakonisht kështu reagojmë zakonisht ndaj diçkaje që na vret shumë, por që është destruktive, është shkatërruese, nuk sjell diçka reale në fund.

Dhe, ta kanalizosh këtë tek ajo dhembshuria dhe neve na vje (kush është profesionist shëndetësor, e di se çfarë jam duke thënë) po ta kthesh tek dhembshuria konstruktive, pra që për shkak se të dhemb kjo gjëja këtu, dëshiron të bësh diçka për ta rregulluar këtë gjë, se je edhe vetë pjesë e asaj gjëje, atëherë kjo të kthehet në një armë shumë të fortë. Sepse e kupton që je duke bërë diçka për veten, për familjen, për komunitetin tënd më të ngushtë e pastaj më të gjerë. Kjo është në varësi në çfarë niveli po flasim.

Në këtë moment, nuk është një çështje date, është një proces i ngritur në kohë, përndryshe, as në prill nuk do të kisha qenë anëtar i Këshillit Kombëtar. Ju e shihni që gjërat kanë ardhur në mënyrë graduale të tyre në vite. Unë nuk do të thosha një datë të caktuar. Nëse ju dëshironi të keni një datë të caktuar, ju besoj e dini që gjithmonë kur merren vendime të rëndësishme, çdo individ mendoj unë duhet të ulet qetësisht me kokën e vet, i vetëm, të mendojë ku do të futet, si do të futet, pse do të futet. Po ky është një mendim, nuk duhet të jetë diçka emocionesh. Duhet të jetë diçka logjike, diçka konjitive që të çojë drejt një produkti, drejt një rezultati të mirëllogaritur për të mirën e të gjithëve.

Ola: Në fakt kemi tani disa kandidatë zyrtarë nga radhët e PD-së, është zoti Këlliçin, zoti Bogdanin. Si e shihni veten përballë këtyre kandidatëve, që le të themi kanë goxha potencial për të qenë në krye të PD-së dhe përballë zotit Veliaj?

Ilir Alimehmeti: Atëherë, dy elementë do të përmend, dy hallka. Së pari, dy kandidatët (mund të ketë edhe më shumë), por dy kandidatët tjerë zyrtare janë të mrekullueshëm, por nuk është diskutimi mes nesh. Pra, ne nuk shohim njeri-tjetrin. Duhet që votuesit të shohin kandidatët, sepse ne kemi bërë në këtë moment, tri oferta. Është gabim ta quash betejë, konkurencë. Jo. Ka tri oferta për qytetarin, për votuesin e djathtë, për demokratin, për të parë kush e përfaqëson më mirë , ky njeri prezanton ato vlera që mendon më mirë dhe ç’është më e rëndësishmja, dhe këtu kthehem tek ajo hallka e dytë që ju e përmendët, kush i ka gjasat më të mira për të rrëzuar atë kuçedrën që kemi atje përballë më datë 14 maj.

Këto janë tre oferta për momentin. Patjetër që mund të shtohen, afati s’ka përfunduar por janë tri oferta përballë votuesve, përballë mbështetësve, përballë simpatizantëve, përballë asaj “bërthamës” së fortë që e ka sjellë situatën deri këtu për mirë, që e ka mbajtur dhjetë vjet, që është anëtarësia. Tri oferta. Njerëzit duhet të zgjedhin mes tri ofertave. Nuk është diskutim konkurence, beteje, gare… se dëgjoj fjalë me konotacion negativ. Kjo është: tri oferta brenda” shtëpisë” nga 3 djem që shkojnë mirë njëri me tjetrin!

Flavio: Vijmë tek aspektet praktike të fushatës. Ju besoj e keni një ide pak a shumë të qartë se cilat do të jenë veprimet tuaja konkrete që do të jenë oferta juaj ndaj qytetarëve. Cilat janë disa nga pikat kryesore ku do të mbështeteni dhe gjatë fushatës por rrjedhimisht edhe gjatë eventualitetit të zgjedhjes suaj në krye të bashkisë. Ku do të jetë dallimi juaj nga Erion Veliaj?

Ilir Alimehmeti: Kjo është gjëja më e lehtë fare. Besoj nuk ka nevojë për diskutim. Kushdo nga kandidatët tonë që del përballë, është shumë e qartë se cili është dallimi. Është korrekte të themi që fushata do të hapet me vendim kryesie; nuk është hapur akoma. Kjo është faza ku kandidaturat shpallen, propozohen, mund të edhe të vetëkandidohen, kush dëshiron.  Kjo ndodh deri më datë 6 nëntor, ora 8 e darkës, sipas udhëzimit e nga ky moment pastaj ka një proces vlerësimi ku kandidatët vlerësohen, verifikohen dhe në atë moment hapet fushata. Në këtë aspekt po diskutohet (sepse së pari duhet të kuptojmë diçka, e para është koka që mendon dhe pastaj trupi vepron; kjo është metoda sesi ndodhin gjërat) – është në diskutim e sipër, forume apo diskutime apo debate të hapura, në secilën prej degëve dhe zonave me të gjithë kandidatët, aq sa do të jenë të paktën për Tiranën që po flasim, në secilën prej këtyre zonave ku do të jetë pikërisht kjo paraqitje e ofertës, paraqitje eventualisht e platformës, diskutimi me anëtarët dhe kushdo tjetër që të marrë pjesë në ato takime me ta. Pra kjo do të ishte një metodë shumë e saktë, shumë e djathtë, shumë e mirëorganizuar që vjen nga lart poshtë si drejtim, pra nuk vjen nga poshtë lart. Patjetër kjo nuk eliminon punën tjetër në terren, takimet me grupet, takimet me shoqërinë civile

Flavio: Megjithatë është momenti që ju t’i premtoni diçka konkrete publikut të Tiranës. Deri tani jeni ende brenda “shtëpisë” suaj. A ka ardhur momenti të dilni në rrugë, si mendoni?

Ndiqeni të plotë përgjigjen e z. Alimehmeti në videon e SYRI TV./ar.sh/SYRI.NET

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply