Zbulohen banane të fshehura në kokainë

Nga Lutfi DERVISHI

Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar këtë të Enjte në Portin e Durrësit. Bananet janë zbuluar në një prej kontejnerëve me kokainë të mbërritur në vendin tonë, nga Amerika Latine, e porositur nga kompania “Coca Queen”.

Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, janë rreth 309 kg banane të sekuestruara deri më tani, ndërsa kërkimet në kontejnerë vijojnë. Agjentët doganorë kanë patur informacione për mallin, ndërsa bananet në kontejnerin e mbërritur në port prej disa ditësh, u zbuluan me ndihmën e majmunit pro banane, shtuan të njëjtat burime.

Në dosjen e policisë dorëzuar Prokurorisë thuhet se as gjatë kontrollit fizik të kontejnerit me kokainë, dhe as gjate kontrollit me skaner nuk u vunë re bananet e fshehura ne thaset me kokainë.

Kjo është hera e disatë që në Portin e Durrësit kapen sasi të konsiderueshme bananesh. Po ashtu, nuk është hera e parë që sekuestrohet në kontejnerët me kokainë te kompanise “Coca Queen” sasi e konsiderueshme bananesh.

Shqiperia po rrezikon të kthehet në qendrën e trafikut nderkombëtar të bananeve.

Policia duket e dorëzuar perballë metodave speciale te fshehjes që përdorin kontrabandistët. Bananet mes qeseve me kokainë janë të vështira për tu identifikuar përmes skanerit! Operacioni sotëm duket se ka patur sukses për shkak të informacioneve të siguruara në rrugë operative!

As ashpërsimi i kodit penal dhe as forcimi i masave në portin e Durresit nuk ka ndalur kontrabandën e bananeve nga Amerika Latine.

About Redaksia

Check Also

O lider global, fol një fjalë bre burrë, a e pe vallen e shqipes në Qatar?

Nga Alba KEPI Fol bre lider, ti qe s’le logo, xhup, fanelle, futbollist e skuader …

Leave a Reply

Your email address will not be published.