Biznesi i Vogël dhe i Mesëm nesër në protestë: Ulim qepenat!

Shoqatat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike.

Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.

“Çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor do ketë protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori. Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”, thanë ata në deklaratë.

Kërkesat e tyre për qeverinë

1- Të tërhiqet nga paketa fiskale që rrit gjobat 2-3 herë.

2- Të mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj.

3- Të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply