Kur programet bëhen me “tigan e kazan”!

Nga Bujar LESKAJ

1- Zonja ministre, a mund të më bëni një krahasim ndërmjet borxhit për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 2013 dhe vitin 2022?

Dhe në rast se ky borxh për frymë i qytetarëve shqiptarë do të rezultojë në një rritje 80%, a nuk është ky një tregues i falsitetit të pretendimeve tuaja dhe të qeverisë për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve?

2- Ju keni deklaruar këtu në buxhet uljen e borxhit publik për këtë vit në 67.5% dhe folët edhe për një eurobond që pritet të merrni, etj. Ne jemi në kohë krize dhe, jo vetëm ne, por është e gjithë bota. Siç kuptohet edhe interesat e eurobondit do të jenë edhe më të larta. Interesat e borxhit pritet të rritem rreth 20% më shumë se sa viti aktual, ose 61 miliardë lekë. Atëherë këto pritshmëritë tuaja për uljen e borxhit nuk ju duken tejet ambicioze, apo jenë pjesë e megamashtrimit që ju kenio ndërtuar nga 2013 e deri më sot?

Pasi në fillimet e 2013-2017 ju deklaronit që borxhi do të shkojë në 60% të PBB-së në programin që dolët me “kazan”. Edhe në programin 2017- 2021 bëtë të njëjtën gjë dhe, për çka mbani ju përgjegjësi tek programi i fundit i vitit 2021 ju e keni të shkruar, e zeza mbi të bardhë që synoni deri në fund të mandatit uljen e borxhit deri në 60% të PBB-së.

Sa besim mendoni ju se duhet të kenë qytetarët tek një qeveri që nuk i ka mbajtur premtimet e veta në këto 9 vite dhe premton sërish ulje borxhi?

3- Ne flasim për treguesit që jep ministria e financave, të cilat thonë se borxhi është 70% i PBB, ndërkohë që ne si opozitë dhe specialistë të tjerë themi se borxhi është 100% i PBB.

Këto detyrimet që ne shprehim se duhet t’i shtohen borxhit publik, qëndrojnë si detyrime dhe nëse i shtohen borxhit publik, a nuk shkon ky borxh në 100%?

Konkretisht flas për detyrimet e prapambetura që juve ju rezultojnë me një stok prej 15.5 miliardë lekë; detyrimet e akumuluara të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve, të cilat rezultojnë të jenë rret 21.9 miliardë lekë, detyrimet e tjera kontiogjente nga vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, të cilat shkojnë rreth 430 milionë euro dhe kanë tendencë rritjeje; detyrimet kontigjente për koncesionet e PPP, të cilat llogariten në 1.57 miliardë euro ose 13.7% e PBB-së; detarimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve energjitike në vlerën 144 miliardë lekë. Pra, nëse këto shifra i shtohen borxhit, a nuk shkon borxhi 100%?

4- Një pyetje, e cila mund të konsiderohet retorike. A duhet të shqetësohemi ne për faktin se sa është fuqia ripaguese e vendit tonë? Sa të qëndrueshme janë rrjedhjet e ardhshme të parasë?

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply