Nesër në orën 10:00 i gjithë biznesi në protestë, Berisha thirrje për mbështetje

Rritja e çmimit të naftës, atij të energjisë, taksat dhe gjobat që priten të shtohen në vitin 2023 ka bërë që biznesi nesër të ngrihet në protestë.

Njoftimi fillestar është bërë nga Shoqata e biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me anë të një deklarate ku kanë paraqitur dhe ankesat e kërkesat e tyre.

Edhe kreu i PD, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje që nesër në orën 10:00 i gjithë biznesi të ngrihet në protestë dhe të ulë qepenat ndaj politikave negative të qeverisë së Edi Ramës.

“Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë!, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook, që e shoqëron edhe me ankesat dhe revoltën e biznesit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published.