Kur vjen Nëntori kujtoj gjyshin që e pushkatuan dhe e zhdukën pa varr…

Nga Mira DINE

Kur vjen Nëntori:
kujtoj gjyshin, që e pushkatuan në Hotel Bristol dhe që e zhdukën deri sot pa varr…
kujtoj lotët e tim eti kur thoshte, zoti më ka jetim pa nënë qysh nëntë muajsh e komunizmi më la jetim dhe pa babë, që nëntë vjec…
kujtoj gjithë këta miq të gjyshit, familjes tonë, me të cilat kishim të njëjtin fat…

Na thanë se gjyshin Hasan Dine, e pushkatuan me 04 Nëntor.
Na thanë…
Të vërtetën e saktë e zhdukën.
Të vërtetën e morën kufomat nën dhe….

Të gjithë ishin intelektualë, të diplomuar në Europë…
Por gjenerali me gjashtë klasë shkollë, si krimineli Beqir Balluku, me shokët e tij, donin t’i zhduknin si armiq të popullit dhe e realizuan, ja lanë stafetën, po pasardhësve të tyre, që i bënë ligjet të tilla, që të gjithë që u vranë para 29 Nëntorit 1944, nuk përfitojnë rehabilitim, me preteksin se këto u vranë nga bandat që nuk ishin në pushtet… pra dhe qeveria nuk merr përgjegjësi për këto krime….
Se ishin po ata që erdhën në fuqi të cilët i vranë, për këtë ligji hesht….
Akoma vazhdon persekutimi i tyre dhe familjeve të tyre…

Lufta e klasave vazhdon, përderisa ligjërisht këta të pushkatuar nuk rehabilitohen…

Respekt për gjithë antikomunistët!
Nga Mira Dine

About Redaksia

Check Also

Presidentja e Kosovës në samitin e BE në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published.