Padia e Kushit/ Vokshi: Akuzat e mia janë të faktuara, arsimi në rrezik! Në 12 nëntor të gjithë në shesh

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se, dhe sot Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën e gjyqësore ndaj saj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi në lidhje me denoncimin që deputetja demokrate ka bërë në lidhje me testet e maturës.

Vokshi akuzonte ministres se stafi i saj ka nxjerrë tezat e provimeve dhe ua kanë dhënë ato militantëve të Partisë Socialiste. Vokshi deklaroi se seanca e radhës është caktuar më datë 22 nëntor dhe tha se sërish do të ishte vetë e pranishme.

Deputetja demokrate theksoi se, denoncimi i saj “për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar”.

Vokshi i ka bërë thirrje prindërve që të protestojnë në datë 12 nëntor pasi arsimi është në rrezik.

Vokshi: Erdha përsëri personalisht në gjykatë, në respket të kohës dhe të investimit edhe të parave të kësaj gjykate për një padi që në fakt nuk ka çështje brenda.

Denoncimi që unë kam bërë për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar. Për fat të keq edhe sot seanca nuk u krye. Për herë të dytë është pikërisht organi i akuzës i cili kërkon shtyrje, sepse me  çfarë u informuam në seancë prokurorët kanë një trajnim tjetër.

Është shtyrë për në datë 22, përsëri do vazhdoj të jem vetë prezente edhe në seancën e fundit për t’i qëndruar deri në fund denoncimeve që unë kam bërë. Pse? Sepse unë vazhdoj mendoj, vazhdoj shpresoj që çdo njeri sot ka arsye për të protestuar. Për të potestuar sepse arsimi është në nivelin më të ulët. Sepse 600 shkolla janë mbyllur dhe me urdhër të Ramës shkolla të tjera po mbyllen.

Pse? Sepse dhjetëra, mijëra fëmijë mësojnë në klasa kolektive. Rreth 100 mijë fëmijë mësojnë me 2 apo 3 turne. Sot arsimi në Shqipëri është në rrezik, ndaj duhet të rezistojmë, duhet të denoncojmë, duhet të reagojmë, duhet të protestojmë.

Ndaj thirrja ime sot është për të gjithë prindërit që të protestojnë. Thirrja ime sot është për të gjithë mësuesit që të protestojnë. Pse? Sepse arsimi duhet shpëtuar. Ndaj në 12 nëntor, të gjithë në shesh, për të protestuar për arsimin që është në rrezik. Për të protestuar për të mbrojtur fëmijët që janë në rrezik. Për të mbrojtur familjet që janë në rrezik. Për të mbrojtur shoqërinë shqiptare që është në rrezik.

 

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja: Goditet lideri i opozitës në protestën kundër Edi Ramës

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin me grusht të një militanti të PS ndaj kryetarit të PD-së …

Leave a Reply

Your email address will not be published.