Primaret në PD, Artur Mahmutaj kandidati i dytë për Bashkinë e Fierit

• Organizimi i primareve nga PD eshte risi e bukur. Do të pranoj rezultatin e zgjedhjeve. Të jemi bashkë në protestën e 12 nëntorit

Te nderuar anetar dhe simpatizante te Partise Demokratike!

Une jam Artur Mahmutaj, lindur dhe rritur ne qytetin e Fierit.

Kam perfunduar studimet e larta prane Universitetit te Tiranes ne degen e Inxhinierise Gjeofizike, profesion te cilin e kam ushtruar ne Albpetrol sha Patos, fillimisht si shef i grupit te matjeve elektronike per 17 vite me rradhe, dhe me pas si drejtor i prokurimeve per 8 vite ne vazhdim.

Gjate kesaj kohe kam ndjekur trajnime e kualifikime si brenda ashtu dhe jashte vendit. Gjithashtu kam kryer studimet ne Drejtesi, me konkretisht jam diplomuar në Bachelor dhe Master per te Drejten Civile.

Prej 30 vitesh jam anetar shume aktiv i Partise Demokratike, parti e cila ne vitin 1991 na dha shprese, na dha guximin te dilnim kundra regjimit, per nje te ardhme me te mire per femijet tane. Eshte kjo arsyeja perse une jam sot ketu.

Eshte per te ardhur keq qe edhe pse viti shenon 2022, serish ndodhemi ne situaten e vitit 1991.

Prandaj, te bashkuar dhe me guxim duhet me doemos ta permbysim kete regjim monist dhe te sjellim ndryshimin e shumepritur.

Fieri si qytet ka nje potencial te jashtezakonshem! Potencial i cili prej shume vitesh eshte keqmenaxhuar qellimisht, duke mos prodhuar asnje te mire per qytetaret, por vetem duke i sherbyer qellimit te vetem te rilindjes, shpopullimit te vendit dhe nenshtrimit te atyre qe mbesin ketu.

Puna ne ekip, shkembimi i ideve, pranimi i mendimeve ndryshe, perfshirja e eksperteve ne vendimarrje, perfshirja e te rinjve ne qeverisjen lokale dhe qendrore, keto e shume te tjera jane thelbi i te paturit nje demokraci funksionale.

Organizimi i primareve nga PD eshte risi e bukur. Gara e hapur per kedo qe ka deshire e guxim te garoje eshte tregues qe jemi ne rrugen e duhur dhe garantojne pikerisht demokracine e brendshme ne PD.

Personalisht zotohem se do te pranoj dhe respektoj rezultatin e zgjedhjeve qe do dalin nga keto primare brenda PD-se, jam besimplote se kushdo qofte kandidati qe do te ballafaqohet ne betejen e vitit 2023, gezon respektin dhe mbeshtetjen e bazes dhe bashkeqytetareve te Fierit.

Te dashur miq demokratë, kupa eshte mbushur dhe derdhur prej kohesh!
Koha per ndryshim ka ardhur dhe data 12 Nentor do te kremtojë fillimin e fitores ndaj ketij rregjimi hajdut, arrogante te kapur.

Sepse ky eshte besimi yne i palekundur, ne do te fitojme perballe veshtiresive. Do protestojme per rikthimine qytetarisedhe per te treguar se nuk ka pengesa qe mund ti rezistojne fuqise se mijera zerave qe bejne thirrje per ndryshim!

Ne duam ndryshim, ne jemi te gatshem te punojme per te, te luftojme per te dhe te besojme ne te. Kjo eshte koha jone, koha per te kthyer faqen e politikave diskriminuese, koha per te sjelle energji te reja, koha per te ofruar nje drejtim te ri, koha per tu ndjere te gjithe te barabarte ne vendin tone.
Se bashku do ia dalim!

About Redaksia

Check Also

Qindra banorë të Kamzës i shkruajnë Berishës: Jetojmē në kushte skandaloze. Drejtojuni SPAK

700 banorë të Kamzës prej një viti i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Edi Rama …

Leave a Reply

Your email address will not be published.