Protesta/ Berisha: Më 12 nëntor fjalën e kanë qytetarët, do shprehin urrejtjen ndaj regjimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se afera e Durrësit është shumëfish më e madhe se ajo e djegësave. Berisha tha se tani fjalën e kanë qytetarët, të cilët do të shprehin mllefin dhe urrejtjen e tyre ndaj regjimit më 12 nëntor.

“Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumë miliardëshe të Portit të Durësit.

Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë.

Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin.

Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.

U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Grabitet selia e PL, rrjeti i komunikimeve elektronike dhe…

Petrit VASILI Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e …

Leave a Reply