Eurostat: Shqipëria vendi me varfërinë më të lartë energjetike në Europë, 1 në 3 familje s’ka ngrohje

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë për numrin e familjeve në varfëri energjetike. Ky vrojtim i përpiluar nga faqja e njohur Statista, bazuar mbi të dhënat e Eurostat tregon se 35.8% e familjeve shqiptare gjatë vitit 2021 nuk kanë aksesin e duhur në produktet energjetike. Kjo do të thotë se gati 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit.

Shqipëria ia tejkalon edhe vendeve të rajonit, ndërsa lë pas edhe Turqinë apo Greqinë. Mesatarja e Bashkimit Europian për numrin e familjeve që ndodhen në varfëri energjetike është 6.9%, ndërsa Shqipëria është 30% mbi mesataren. Sipas përcaktimit të Bashkimit Europian varfëria energjetike ndodh edhe kur fatura e energjisë është në një përqindje mjaft të lartë mbi të ardhurat e familjes, gjë e cila i detyron ata të reduktojnë konsumin në një shkallë që ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ndërsa qeveria ka premtuar sigurimin e energjisë elektrike gjatë dimrit, shihet se edhe me çmimin aktual prej 9.5 lekësh që nga 2015, vendi ynë nuk e ka përmirësuar indikatorin, ndërsa shtrenjtimi i energjisë do t’i rëndonte edhe më tej konsumatorët, teksa Eurostat shprehet se Shqipëria është e para në rajon për çmimin më të shtrenjtë. Sekretariati i Energjisë, i cili bën bashkërendimi ne politikave të energjisë së BE me ato të Ballkanit Perëndimor ka rekomanduar që vendet me varfëri të lartë energjetike duhet të zhvillojnë patjetër një plan kombëtar për ta ulur atë. /TopChannel

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: 110 vjetori i Pavarësisë nën monizmin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjete sociale ku duken …

Leave a Reply

Your email address will not be published.