Italia do furnizohet me ujë nga Shqipëria? Gazetarja: Qeveria po bën projekt të fshehtë, cënon pasurinë kombëtare

Gazetarja Alba Kepi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv një projekt për transportin e ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali ndërsa mediat italiane shkruajnë se ky projekt ndodhet në tryezën e kryeministrit Edi Rama.

Alba Kepi deklaroi se ka mungesë transparence ndërsa shtoi se qeveria shqiptare ka detyrim të informojë. Sipas saj kemi të bëjmë me një projekt të fshehtë.

“Ky lajm duhet të dilte nga territori shqiptar. Uji është pasuri kombëtare. Uji nuk është i asnjë partie, por burim natyror, pasuri kombëtare. Ka mungesë transparence.

Përpjekje që përmes një investimi Shqipëria do që të përfitojë të ketë të ardhura ekonomike por në dëm të asaj që është pasuria kombëtare.

Projekt që jo vetëm do marrë pasurinë kombëtare, por do sjellë dhe dëme sa i përket peisazhit.”-deklaroi Kepi.

Sipas gazetares, qeveria duhet të japë llogari se kush e mori dhe kush e vendosi këtë projekt ndërsa vuri edhe njëherë në dukje se këtë lajm duhet ta kishim mësuar nga qeveria dhe jo mediat e vendit fqinj.

“Kush është aktori shqiptar që po merret me këtë punë? Pse duhet ta marrim vesh lajmin nga mediat italiane kur kemi të bëjmë me një lajm që prek drejtpërdrejt Shqipërinë?”, tha Kepi.

About Redaksia

Check Also

Zhupa takon fermerët në Konispol: Bashkia na ka braktisur! Na mashtrojnë vetëm për vota

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në takimin me fermerët në Konispol u njoh me …

Leave a Reply

Your email address will not be published.