Spiro Vaso prezanton kandidaturë në Primare për Bashkinë e Sarandës

• Anëtari i Këshillit Kombëtar Spiro Vaso prezanton kandidaturë në Primare për Bashkinë e Sarandës: Të rinjtë janë larguar nga arroganca e pushtetit lokal dhe qëndror të Partisë Socialiste. Ta heqim këtë të keqe.

Përshëndetje!

Unë jam Spiro Nikolla Vaso dhe kam vendosur që të kandidoj ne primaret për kryetar të Bashkisë Sarandë.

Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit.

Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.
Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar.

Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm.

Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh.

Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë.

Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës.

Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre.

Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.