Rama urdhëron përjashtimin e deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të përjashtohen deputetët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nga Kuvendi. Në momentin e fundit, të seancës maratonë, teksa do votoheshin projektbuxhetet, Paloka shihet se është ende në këmbë e më pas niset drejt vendit të tij.

Në këto momente, garda rrethon foltoren, ndërsa Rama i jep direktiva Nikollës.

“A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”,- i thotë Rama-Nikollës.

“Një sekondë”- i përgjigjet kryetarja e Kuvendit e cila e mori këtë vendim pas përfundimit të seancës.

Sipas asaj që njoftoi Kuvendi, dy deputetët kishin konsumuar alkool, përdorën fjalor banal si dhe kryen veprime të pahijshme.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.