A do të ndalen protestat?

Kryetai i PD, Berisha ,por dhe ai i Partisë së Lirisë, Meta janë treguar hermetikë për të treguar skenarin e protesës të së shtunës. Në media Berisha ka thënë se në tryezë janë të gjitha skenarët përfshi edhe thirrjen për mos bindje civile ndaj regjimit.

Nga ana tjetër Berisha e ka konsideruar këtë si filimin e betejës ndaj Ramës, një shprehje që nuk e kishte në protestën e 7 korrikut. Ndërsa të gjitha variantet janë në tryezë për protestën ka pak mundësi që opozita të ndalet nga kjo përballje. Sot është e qartë jo vetëm për drejtuesit e opozitës, por edhe për qytetarët se regjimi i instaluar që ka në duart e veta të gjitha pushtetet është thuajse i pamundur të largohet me votë.

Strategjia duket të jetë ajo e ndjekur edhe në vitin 1991 për rrëzimin e diktaturës komuniste. Protesta dhe votë. Kujtojmë se 32 vite më parë vendi u përfshi në protesta thuajse të përditshme që dobësuan regjimin e kohës duke e detyruar të dorëzohet në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Një strategji e ngjashme nisi me protestat e pedagogëve, të bizneseve dhe që tani po kulmon me një protestë kombëtare me 12 nëntor.

Nëntori nuk duket se do të jetë i lehtë për qeverinë kur shikon edhe kalendarin. Shumë pranë është edhe dhjetori i mbushur me data simbol për PD. Parashikimet janë se protestat nuk do të ndalen, por intesiteti i tyre pritet të shihet pas 12 nëntorit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply