Sondazhet: Protesta e së shtunës, shumë më e fuqishme se ajo e 7 korrikut

Protesta e së shtunës e opozitës pritet të jetë një nga protestat më të mëdha të organizuara ndojëherë gjatë këtyre 30 viteve. Sipas disa sondazheve të bëra pritet që protesta të tejkalojë për nga masiviteti protestën e 7 korrikut, e konsideruar si një ndër më të mëdhatë në vend. Sipas këtyre sondazheve interesi i opinionit publik tek protesta ka qenë tre herë më i madh se ai i protestës së 7 korrikut.

Protesta është e dyta e inicuar nga Berisha pas asaj të 7 korrikut. Kushtet janë të ndryshme. Opozitës i është bashkuar edhe Ilir Meta në krye të Partisë së Lirisë që me 7 korrik ishte ende në Presidencë. Temperaturat dhe koha duket të jënë shumë më të favorshme për protstë se ditët e nxehta dhe pushimeve të 7 korrikut. Pjesmarrja pritet të jetë më e madhe se ajo e 7 korrikut edhe për vetë qëllimin që ajo i ka vendosur vetes. Berisha i pyetur se çfarë do të synohet nga kjo protestë, u shpreh se qëllimi i saj është për të detyruar Ramën që të japë dorëheqjen.

Vetë Rama ka reaguar në kushte të humbjes së qetësisë ndaj protestës. Ndryshe nga qëndrimet e viteve të mëparshme kur protestat e thirrura nga Basha ai i shoqëronte me humor dhe batuta kësaj here dukej i revoltuar në një takim të zhvilluar tre ditë më parë. “Zgjedhjet janë më 14 maj dhe këta kërkojnë të largojnë qeverinë me protesta”,u shpreh Rama.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …

Leave a Reply