Mjekja Nada Daullja prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Vlorës

Une jam Nada Daullja. Prej 7 vitesh mbaj detyren e nenkryetares së Partisë Demokratike, dega Vlorë.

Kam mbaruar Mjekësi dhe e ushtoj prej vitesh profesionin në qytetin tim, në sherbim te komunitetit.

Aktualisht po kryej specilizimin ne fushen e Psikiatrisë.

Unë sot shpall kandidaturën time në primaret e Partisë Demokratike nga ku do dalë kandidati ynë për kreun e bashkisë Vlorë.

Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve.

Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave.

Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë.

Kushdo fiton në Primare eshte i barabarte me atë qe merr më pak vota, sepse në finale qëllimi është i njëjtë: bashkimi i të gjithëve për për të mundur kundërshtarin politik, armikun e votës së lirë dhe të dërguarit e tij part-time në Vlorën tonë.
Ne këtë kuadër, të gjithë së bashku kemi një vend në historinë e primareve, në historinë e Partisë Demokratike, në historinë e pluralizmit politik shqiptar.

Të gjithë së bashku, mund të bëjmë secili të vetën, per ti thene te keqes Ndal!
Vendosa të hyj në garën e primareve, jo për partinë time, por për qytetin tim dhe njerëzit e tij.
Kam parë gjith këto vite se si kryeministri dhe njerëzit e tij kanë bërë gjithcka për t’i zhbërë identitetin, që nga sheshi i Flamurit e me radhë. Vlora pa kujtimet dhe vendet e kujtimeve nuk mund të jetë Vlora jonë.

Jo pak vlonjatë e kanë parë jetën jashtë qytetit të tyre, në Tiranë apo në emigracion.

I respektoj thellësisht zgjedhjet dhe vendimet e tyre, por kam patur brenda vetes një gjë që më bënte pak më vlonjate se të tjerët: nuk e kam menduar kurrë ikjen nga ky qytet, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë.

Dashuria për vendin, për familjen, për theksin e pazëvendësueshëm të natyrës dhe të së folurës vlonjate, më më ka mbajtur këtu.

Bashkë për Vlorën!

Bashkë për Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply