Avokati Ergin Mataj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkine e Lezhës

Te dashur demokratë!
Të nderuar bashkëqytetarë të Lezhës.

Unë jam avokat Ergin Mataj. Lindur dhe rritur në Lezhë, në një familje të vjetër Lezhjane, me tradita dhe vlera. Kam jetuar cdo ditë me dashurinë më njerëzore për qytetin tonë.

Jam për një model dhe vzion të ri që siguron mirëqenien e qytetit tonë të dashur.

Për këtë duhet vendosmëri, dinjitet, transparencë, synime largpamëse, energji inovative, përkushtim përgjegjës, vlera që ju bashkëqytetarët e mi i bartni. Për këtë, me përulësi dua të ndaj me ju vendimin timin për të kandiduar në primaret e PD për Bashkinë Lezhë.

Qyteti dhe Bashkia duhet të jenë në shërbim të lezhjanëve, jo të pushtetarëve. Fatet e qytetit tonë ka ardhur koha t’i marrim në dorë.

Besoj që momenti është ky, të gjithë bashkë për t’i rikthyer lezhjanëve dinjitetin që meritojnë. Sepse qyteti ynë meriton maksimumin.

Arsyeja që kam vendosur të garoj në Primaret për Kryetar Bashkisë është vendimi i PD për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm, sepse besoj te vota e lire, dhe besoj se vullneti i lirë i demokratëve është më frymëzues se emërimet nga kryetari.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision , zotim timin për zgjidhjen një herë e mirë të problematikave të shumta të qytetit ku jetojmë.

Siç janë shkatërrimi i gjelbërimit për të mbjellë beton, trafiku i rënduar çdo ditë të verës , siç është Shëngjini, qytet I cili tashmë pret mijëra pushues me një hyrje mjerane prej fshati të rëndomtë.

Ndërtimet pa kriter që po i marrin frymën qytetit u kanë gllbaëruar fëmijëve tanë hapësirat e gjelbëra. Egërsia e pushtetit ndaj shitësve ambulantë dhe fshatarëve me një tufe qepë, lagje pa kanalizime të cilat përmbyten për pak minuta shi, zonat rurale jashtë fokusit të investimeve, Torovica, Gocaj pa ujë të pijshëm, dhe ujerat e zeza që vazhdojnë të derdhen në Lumin Drin.

Lezha është qytet i të tanëve, ma përtej se mosha, prejardhja, bindjet partiake, bindjet fetare dhe me këtë bindje duhet udhëhequr.

Zoti ju bekofte!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply