Mega-afera e Portit të Durrësit, Meta: E gjithë loja bëhet për apartamentet…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës për projektin e portin të ri të Durrësit, duke e cilësuar një mega-aferë. Ai tha se gjithçka bëhet për apartamentet dhe se nuk bëhet fjalë për një vepër strategjike.

Në një deklaratë për mediat të martën, Meta u shpreh se përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës. Sipas tij, kjo është skemë e pastër e pastrimit të parave.

“Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik, nuk është aspak turistik, dhe nuk është aspak transformues për potencialin turistik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë”, tha Meta.

“Kryeministri i kapur sot është nën akuzë se faktet flasin vetë, janë shumë të rënda. Së pari, prona më e rëndësishme në pikëpmaje strategjike do i jepet kompanive guaskë me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura që nuk i dihet origjina. Projekti nuk është strategjik, por projekt ndërtimi pallatesh dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi. Gjithçka është e orientuar te biznesi i apartamenteve dhe prona strategjike falet për apartamentet. Falen 820 mijë metra katrorë me vlerë qindra milionë euro. Ka edhe fond për shpronësime të tjera për të ndërtuar apartamentet”.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply