Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos miratoni marrëveshjen për portin e Durrësit

Konfindustria i kë dërguar sot një kërkesë Kuvendit të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur fillimisht me përfitimin ekonomik të projektit nga ana e interesit publik.

“Konfindustria kërkon, që Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik. Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare dhe/ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari”, tha Buxhuku.

Pjesë e domosdoshme e projektit sipas administratorit të përgjithshëm Gjergj Buxhuku është përfshirja në fisibilitet jo vetëm e kostos dhe kohës së ndërtimit, por dhe humbjet financiare të ekonomisë kombëtare.

“Konfindustria vlerëson, se pjesë e domosdoshme e projektit të fisibilitetit duhet të jetë përfshirja jo vetëm e kostos dhe kohës së ndërtimit të Portit të Ri të Durrësit, por edhe humbjet financiare, që do ti shkaktohen ekonomisë kombëtare nga flukset e munguara të trafikut dhe rritja e mundshme e kostove të përpunimit të mallrave të gjithë sektorëve industrialë dhe bizneseve.

Në rast të kundërt, Shqipëria rrezikon të humbasë dhe/ose të zhvlerësojë ndjeshëm një nga përparësitë kryesore strategjike konkurenciale afatgjata të saj si industria e transportit detar të mallrave, duke favorizuar portet e tjera të rajonit në Greqi, Malin e Zi, etj. Gjithashtu, rrezikohet drejtpërdrejtë zhvleftësimi i financimeve të mëdha të derisotme të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë patur Portin e Durrësit si shtyllë mbështetëse fisibiliteti. Vlerësojmë, se vetëm në rrjetin rrugor të autostradave nga Shqipëria dhe Kosova janë kryer 5-6 miliard euro investime të deritashme.

Konfindustria vlerëson gjithashtu, se 80 ha ose më shumë truall i Portit të Durrësit, që derdhet si kontribut shtetëror në natyrë, në mungesë të garancive ligjore do të kthehen menjëherë nga pasuri e shtetit shqiptar në pronë private të kompanisë koncesionare, që në castin e themelimit të saj. Si i tillë, në rast mosmarrëveshjes së mundshme dhe në mungesë të garancive ligjore të qarta të parashikuara në Marrëveshje dhe gjithë aktet ligjore përkatëse, trualli portual nuk do të ketë asnjë mundesi për tu rikthyer si pronë shtetërore, përvecse vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.