Saimir Kola prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Mirditës

Te nderuar demokrate dhe qytetare Mirditas, une jam Saimir Kola dhe garoj ne Primaret e Partise Demokratike.

Une kerkoj voten e gjithesecilit prej jush per t’iu perfaqesuar ne zgjedhjet lokale. Per te sjelle nje fryme te re ne institucionet vendore, ku paresore te jete meritokracia dhe jo kalkulimi i votave.

Si ju, edhe une e familja ime, i kemi hequr ne kurriz te gjitha padrejtesite, zvarritjet, neperkembjet. Edhe pse nje nxenes shume i mire, per te fituar burse duhet te kisha mik ne Lezhe. Edhe une si ju e kam vuajtur mungesen e infrastuktures, kushteve ne shkolle, ne spitale, e probleme te tjera pa fund.

Sot pikerisht, per shkak se gjerat kane funksionuar me llogaritje votash dhe armiq te brendshem e te jashtem te partise, gjysma e familjes time eshte ne emigrim, ju nuk i keni afer femijet tuaj, apo sot jeni duke menduar si t’i nisni matane detit. Kjo eshte katastrofa qe jetojme cdo dite dhe qe eshte pasoje e njerezve te zgjedhur per te qeverisur, por qe na kane sjelle ne kete gjendje.

Puna qe bej, me ka dhene mundesine te shkel cdo cep te Mirdites dhe t’i njoh nga afer te gjitha problematikat tuaja. Une e di problematiken e seciles njesi ne Mirdite dhe jam duke punuar me njerez te kualifikuar te fushave te ndryshme per te ofruar projektin tim per zgjidhjen e ketyre problemeve.

Une e kam seriozisht synimin per te ndryshuar gjerat dhe nuk kam synim per te pasur nje rroge kryebashkiaku, nuk kam synim per nje vend pune ne administrate, dhe as qe e dua. Une dua qe se bashku t’e ndryshojme situaten ku jemi.

Besoj se kam gjithe pervojen e duhur te jem nje perfaqesues dinjitoz i juaji.

Une kam zgjedhur te jem ne keto primare per te dhene kontributin tim per ndryshimin e gjerave. Gjerat nuk ndryshojne vete. Halli jone, nuk eshte vetem halli jone, po njesoj jane edhe socialistet, njesoj jane edhe familjaret tane dhe te tyre.

Askush nuk eshte me mire se ne, te gjithe jemi per ibret te Zotit.

Ky eshte nje mesazh publik per te gjithe ju. Ne ditet ne vijim do te kemi mundesine te takohemi nga afer me shumicen prej jush, te bisedojme sebashku e ndoshta per disa gjera te gjejme edhe zgjidhje me te shpejta.

Une kerkoj voten tuaj ne keto primare, qe te kem mundesi qe sebashku te bejme nje kthese te madhe per menyren se si po funksionojne. Qe ne Mirdite te mos jene vetem 4 apo 5 veta qe perfitojne gjithcka prej 30 e kusur vitesh, por te gjithe ju.

Te bejme nje kthese te forte, që ne te ardhmen askush te mos mundet me t’i çoje gjerat per dreq sic i kane çuar deri me sot.

Me këtë rast një thirrje që si shqiptarë dhe europianë, të bashkohemi më 6 dhjetor, dy ditë pas primareve demokratike e europeiste ne PD, për të ngritur zërin për hatër të Shqipërisë në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply