Berisha: “Porti i Durrësit” është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se, afera e inceneratorëve dhe e portit të ngjashme, shkelin çdo ligj.Berisha tha se, “porti i Durrësit” është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve!
“Të dyja shkelin çdo ligj, çdo procedurë, çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar.
Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugalet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.
Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju.
Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën.
U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.