Po denonconte aferën e portit, i fikin mikrofonin, Berisha: Më 6 dhjetor të mbrojmë vlerat europiane!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po denonconte nga foltorja e Kuvendit këtë mbrëmje aferën e Portit të Durrësit ndërsa për herë të dytë i fikën mikrofonin.

Duket qartë se qeveria është e tmerruar dhe e zhytur keq në afera korruptive dhe kjo nuk është hera e parë që Berishës i heqin fjalën.

Por lideri i demokratëve nuk ndalet. Ai përmendi protestën e 6 dhjetorit, ditë kur vijnë edhe liderët e BE-së për samitin, që të dalin në shesh dhe të mbrojnë vlera europiane.

“Të protestojmë më 6 dhjetor në orën 12 për të mbrojtur vlerat europiane”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply