Ambasadorja konfirmon bllokimin e fondit të BE për qeverinë: Ndryshuan kushtet!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka folur në lidhje me anulimin e granteve të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit. E ndodhur në Shkodër krah kryebashkiakut Bardh Spahia, Hohmann tha se në momentin që janë ndryshuar kushtet e investimeve, janë anuluar fondet. Për rrjedhojë, granti 28 milionë euro nuk do t’i jepet Portit të Durrësit.

“Është një përgjigje shumë e thjeshtë, ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë”, tha Hohmann.

BE ka anuluar një grant prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rindërtimin e kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar për ankorimin e anijeve të tonazhit të madh. Vendimi erdhi pasi qeveria shqiptare i dha kompanisë arabe Portin e Durrësit për projektin e ri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.