Bashkimi i demokratëve, Boçi: Shembulli i Elbasanit do ndiqet nga të gjithë

Akti i bashkimit të demokratëve të Elbasanit në një figurë të vetme, për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme si kryetar bashkie, do të jetë akti i nisjes së përbashkimit të demokratëve në të gjithë Shqipërinë.

Këtë deklaratë e bëri Nënkryetari dhe Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili është kandidat për primaret për bashkinë Elbasan.

Nga memoriali kushtuar patritotit Aqif Pasha në Elbasan, i cili 110 vjet më parë, pikërisht në 25 nëntor shpalli pavarësinë e Elbasanit, Luçiano Boçi u shpreh se shembujt e bashkimit të Partisë Demokratike vijnë nga baza e demokratëve në Elbasan.

Luçiano Boçi iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestën e thirrur nga Partia Demokratike në 6 dhjetor. Ai u shpreh se kjo protestë do të jetë një komunikim i drejpërdrejtë i shqiptarëve me partnerët ndërkombëtar, dhe jo duke përdorur zyrat e ambasadave.

Këto deklarata, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i bëri gjatë përkujtimit të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.