9 muaj pas betejës te “5 Maji”, banorët: Veliaj po na mashtron, asnjë nuk është futur në shtëpi

Emisioni “Fol” në MCN TV u zhvendos mbrëmjen e kaluar te lagjja “5 Maji” ku 9 muaj pas betejës së banorëve kundër prishjesh së banesave, në lagje shihen vetëm rrënoja dhe nuk ka ende asnjë ndërtim. Banorët theksojnë se asnjë banor i ‘5 Majit’ nuk është strehuar, madje edhe ata që kanë firmosur, ndërsa akuzojnë kryebashkiakun Veliaj për mashtrim.

Banori Gjin Nikolli ironizon kryebashkiakun duke i thënë se ai mund t’i lëshojë shtëpinë, dhe të marrë të tijën, meqë mendon se ajo është më e mirë.

Më 22 shkurt, edhe pse i bëra thirrje policisë të më mbronte nga pushteti i dhunshëm, policia në vend të më mbronte mua u rreshtua me ata që më zaptuan pronat. Ishte një VKM i Ramës dhe Veliajt. Unë jetoj në një shtëpi me qira që e kam firmosur më 29 prill, pasi mu shemb shtëpia. Më thanë që po të firmosësh një kontratë qiraje nuk sjellë pasoja. Kontratën nuk e firmos, sepse ajo nuk vlen. Thotë ma dhuro shtëpinë, ta jap në të ardhmen, aty s’ka as datë, as muaj, as vit. Juristët në 90 për qind të rasteve më thanë mos e firmos. I pari që e ka thënë është Avokati i Popullit. Avokatit të Popullit i kemi bërë një kërkesë me 60 emra. Në mënyrë private na tha që s’duhet ta firmosim kontratën. Ka bërë një analizë dhe ka konkluduar që prishjet janë të paligjshme. Paguaj mbi 250 mijë lekë. Unë kam pasur shtëpi 3 plus 1. Nuk i kam kërkuar bashkisë të më japë më shumë se sa kam pasur. I kam thënë edhe kryetares së Parlamentit ço një ekip edhe shiko sa janë qiratë te Rruga ‘5 Majit’. Unë marrë 220 mijë lekë të vjetra. Shtëpia që kam gjetur është shumë më e vogël, 40 për qind më pak.  Të më gjejë një person nga ata që u ka shemb shtëpitë që janë strehuar. Sa ndërtime ka bërë te ‘5maji’?! Boeri është një projekt fantazmë. Jam dakord të firmos kontratën me Veliajn dhe ai të më lëshojë shtëpinë e vet, edhe të vijë të marrë këtë shtëpi meqë është më e mirë se e Veliajt. Ku janë veprat?! Këtu ka pasur vila dhe s’mund t’i mbushësh mendjen askujt se këtu ka pasur kasolle dhe gropa septike”.

Ndërkohë nënë Liza, e cila u kthye në simbol të protestave tha se nuk do të firmosi kurrë, ndërsa nuk e fsheh zemërimin e thellë me Ramën dhe Veliajn.

Kam marrë një dhomë me qira. Veliaj edhe Ramën edhe në varr do t’i kujtoj çfarë më kanë bërë. U vizitova edhe më thanë që do marrë ilaçe. Jam sëmurë me zemër. Rama më mori të më rrejë, kujton se rren një plakë. Kasollet janë për Veliajn, këtu s’ka pasur njeri kasolle. Ja du shtëpitë një më një.  12 dhoma kanë qenë edhe 6 banjo. S’janë bërë me poshtërsi, i kam bërë me mund e me djersë. Të kishin punuar Veliaj dhe Rama si fëmijët e mi! Nuk firmos. As partia tjetër s’ka çarë kryet! Ky është një shtet i poshtuar. U thashë 7 kandidatëve nëse s’janë zotë të rrezojnë një burrë!”

Një tjetër banore e zonës, Laureta Nikolli shprehet:

Neve s’na është siguruar minimalja shtëpia, aq më pak të jenë përmendur dyqane. Kemi persona që i njohim direkt, thonë që s’kemi kontratë të sigurt. Kontrata shkel ligjin e shpronësimit, nuk thotë ku dhe kur, të gjithë avokatët thonë mos firmosni”.

Ndërsa Erigleni thotë:

I kërkoj Veliajt një kontratë të qartë. Kur futet policia, qeveria është e vjedhur, kush do ta besojë. Pallatet janë ndërtuar, përse s’janë futur banorë? Aty kanë blerë emigrantë 800 euro metri katror. Asnjë banor i ‘5 Majit’ s’ka hyrë në banesë. Janë vetëm mashtrime”.

Nga ana tjetër, banori Mark Deda thotë:

Edhe ata që kanë dakord, që i mashtroi qeveria, s’kanë marrë asnjë lloj hyrje. Erion Veliaj është mashtrues. Le të dalë Veliaj edhe të thotë që te lagjja ‘5 Maji’ është marrë një shtëpi”./MCN

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply