Berisha: Ky Samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një conference për shtyp se, Samiti i nesërm përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar. Berisha tha se, Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat

“Në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë kontekst, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar.

Për faktin e vetëm se kjo parti, pas përmbysjes së diktaturës oruelliane të baballarëve të Edi Ramës, aktualisht e shndërruar në një parti droge dhe krimi, partia e tij e kam fjalën, vendosi në Shqipëri, rendin e ri demokratik, të bazuar në vlerat evropiane.

Është kjo parti, e cila në tre dekada, qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO.

Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat dhe idealet demokratike të saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply