Primaret, leksion demokracie!

Nga Rezenbrik SERJANI

4 dhjetori, dita e djeshme, dita e aplikimit te Primareve brenda nje subjekti politik, brenda nje familjeje politike, brenda nje aseti kombetar, ashtu sic eshte Partia Demokratike e Shqiperise, 4 dhjetori hyn ne historine e ndritur te demokracise shqiptare.

Ne te gjithe vendin, anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike shprehen vullnetin e tyre te lire, duke zgjedhur me fuqine e votes, kthjelltesise dhe mendimit te pjekur kandidatin me perfaqesues per zgjedhjet vendore 2023.

Ne mbare Shqiperine, ne nje proces model, shembull per cdo subjekt politik, u dha nje leksion i vyer demokracie e demokratizimi te brendshem, duke dhene mesazhin hyjnor se nje alternative e shendoshe qeverisese fillon nga procese te shendosha e te pjekura politike brenda familjes e subjektit politik.

Me Primaret, u dha nje mesazh historik, duke treguar e njehere fuqine e vleren e votes, e mekanizmit me te ndritur, si zgjidhesi me i mire i cdo problemi apo antikapi.

Partia Demokratike e Shqiperise, aseti kombetar i shqiptareve deshmoi dhe njehere se vlerat, parimet dhe ligjet qe ndertojne vizionin e saj jane vlerat me te larta demokratike, vlerat me te larta perendimore.

Ne nje mision te pandalshem, Partia Demokratike eshte shpresekthyesja dhe besimpruresja per nje Shqiperi demokratike, per nje Shqiperi te drejte e te sigurte per kedo nga ne.

Zoti e bekofte Partine Demokratike dhe misionin e saj historik te demokracise!

About Redaksia

Check Also

Xibraka si fillim i projektit të narkoshtetit

Nga Luçiano BOÇI Nëse do ishte në dorë të autoriteteve shqiptare Xibraka dhe sot e kësaj …

Leave a Reply