Tymi që duket nga larg!…

Nga Iva V.GRILLO

Shtetit ligjor dhe sidomos “drejtesise se re” ka kohe qe i ka dale tymi…te pakten qe ne 17 Maj, 2020 kur ekzekutivi shpalli publikisht qe nuk kishte ngé te priste se ç’kishte per te thene drejtesia per ceshtjen e Teatrit kombetar.

Qe atehere kane rrjedhur shume ujera…

Ky qe shohim sot nuk eshte thjeshte tymi, por eshte edhe hiri i shtetit ligjor… te djegur e percelluar para syve te te gjitheve…si para atyre qe ka kohe qe bertasin qe ka rene zjarri e bejne çmos per ta shuar, ashtu edhe para atyre e shohin zjarrin te pashqetesuar, me shpresen se flaket nuk do tu afrohen ndonjehere “mullareve” te tyre.

Percellimi i shtetit ligjor dhe te se ardhmes se shqiptareve ka ndodhur edhe para syve “delikate” te nderkombetareve, te cilet bejne sikur nuk shikojne, degjojne apo nuhasin…edhe ata me shpresen se ky zjarr nuk do te arrije ne “lendinat” e tyre te gjelbra.

Historia, amá, tregon ndryshe…ndonjehere mjafton nje ndryshim i vogel i drejtimit te eres, qe zjarri te marre dhene…

Pasneser, me 6 Dhjetor, ne kemi pergjegjesine te deshmojme boterisht te verteten tone…te verteten e nje shteti ligjor te kthyer ne hí.

Kemi ushqyer nje monster…ndaj venia e alarmit per kete fakt eshte detyrim ndaj vetes, te ardhmes se vendit, por edhe para botes.

#StopFarsesRama

#6DhjetorProtesto

About Redaksia

Check Also

Shteti i “kapuçonëve” të zinj dhe diplomacia namuzqare!

Nga Iva V.GRILLO Ambasadat e perfaqesite diplomatike, meqe jane te shqetesuara per protesten qe qytetaret …

Leave a Reply